Advancing Health Financing Reforms Toward Universal Health Coverage in Kosovo

Washington, DC: World Bank

Advancing Health Financing Reforms Toward Universal Health Coverage in Kosovo — page 1

Page 1 of 52 · Preview

Advancing Health Financing Reforms Toward Universal Health Coverage in Kosovo — page 2

Page 2 of 52 · Preview

Advancing Health Financing Reforms Toward Universal Health Coverage in Kosovo — page 3

Page 3 of 52 · Preview

Advancing Health Financing Reforms Toward Universal Health Coverage in Kosovo — page 4

Page 4 of 52 · Preview

Advancing Health Financing Reforms Toward Universal Health Coverage in Kosovo — page 5

Page 5 of 52 · Preview

Advancing Health Financing Reforms Toward Universal Health Coverage in Kosovo — page 6
🛡

You have reached the preview limit

The free preview includes the first 6 pages of 52. Download the original document to read the full content.

⬇ Download document

Page 6 of 52 · End of preview

The full document has 52 pages. Downloads happen on the original source site.

Text excerpt

Excerpted from the original document (first part). Download the file or visit the source for the complete text.

Qershor 2023 WORLD BANK GROUP Ha Thi Hong Nguyen, Tihomir Strizrep, Daniel Prinz, Mrike Aliu Avancimi i reformave në financimin e shëndetësisë për të kontribuar në objektivat e mbulimit universal shëndetësor Avancimi i reformave në financimin e shëndetësisë për të kontribuar në objektivat e mbulimit universal shëndetësor Qershor 2023 WORLD BANK GROUP Contents Përmbledhje Ekzekutive 6 1. Hyrje 9 1.1. Avancimi i reformës së financimit në shëndetësi drejt qëllimit të mbulimit universal shëndetësor 9 1.2. Lidhja midis financimit të shëndetësisë dhe MUSh 10 2. Shëndetësia dhe financimi i shëndetësisë në Kosovë 12 2.1. Pasqyrë 13 2.2. Mobilizimi i burimeve dhe shpenzimet shëndetësore 15 2.3.

Grupimi i rrezikut 19 2.4. Blerja strategjike 19 3. Mangësitë në objektivat e MUSh që lidhen me aranzhimet e financimit të shëndetësisë 24 3.1. Shpenzimet e ulëta qeveritare krijojnë kufizime të konsiderueshme të inputeve, qasje të kufizuar dhe cilësi të ulët të kujdesit 25 3.2. Mungesa e blerjeve strategjike kontribuon në joefikasitet 28 3.3. Mungesa e një grupimi efektiv dhe një pakoje beneficionesh të garantuara e bën të detyrueshme pagesën e lartë për PXH si dhe imponon rrezikshmëri financiare mbi popullatën 29 4. Avancimi i reformave të financimit të shëndetësisë drejt synimeve të MUSh – orientime të përgjithshme dhe hapa konkretë në vijim 30 4.1.

Vendosja e blerjes strategjike dhe ndarjes ofrues-pague 31 4.2. Vendosja e një mekanizmi të shënjestrimit për largim nga programet sociale që do të siguronte drejtshmëri dhe qëndrueshmëri fiskale 34 4.3. Krijimi i një grupimi efektiv kombëtar të rrezikut 34 4.4. Çështje që duhen konsideruar për mobilizimin e burimeve plotësuese për shëndetësinë 35 4.5.

Masa konkrete afatshkurtra dhe afatmesme për të zhvilluar kapacitetet për blerjet strategjike dhe grupimin e rreziqeve 37 Pilotimi i menaxhimit të Pakos së Beneficioneve të Barnave Ambulatore (PBBA) nga FSSh 38 Vendosja e kontraktimit dhe pagesave sipas rasteve për trajtimin jashtë sektorit publik 39 Zgjerimi gradual i pagesave të kapitacionit të bazuar në performancë (PKBP), duke u mbështetur në përvojën e PShK 39 Referencat 40 Shtojcë: Praktikat e mira globale në financimin e shëndetësisë 42 Gjenerimi i të ardhurave 42 Grupimi 43 Blerja 44 4 5 Ky raport është përgatitur nga Ha Thi Hong Nguyen (Ekonomist i Lartë), Tihomir Strizrep (Konsulent), Daniel Prinz (Ekonomist), si dhe Mrikë Aliu (Specialiste e Zhvillimit Njerëzor).

Ekipi shpreh përzemërsisht mirënjohjen për udhëzimet dhe komentet nga Tania Dmytraczenko (Menaxhere Praktikash, Shëndeti, Ushqyeshmëria dhe Popullata, Evropë dhe Azi Qendrore), Massimiliano Paolucci (Menaxher Vendi për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut), Ajay Tandon (Krye-Ekonomist), Marvin Plötz (Ekonomist i Lartë), Ministrinë e Shëndetësisë, Bordin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, si dhe pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët për Avansimin e Reformave Shëndetësore drejt Mbulimit Universal Shëndetësor të datës 20 mars 2023, në Prishtinë, Kosovë. Richard Crabbe ka ofruar shërbimet redaktuese. Ky raport është publikuar së pari si pjesë e Rishikimit të Shpenzimeve Publike të Kosovës më 2023.

Agjensioni Zvicerran për Zhvillim dhe Bashkëpunim ka financuar pjesërisht këtë raport. Raporti është produkt i stafit të Grupit të Bankës Botërore. Të gjeturat, interpretimet dhe konstatimet e shprehura në këtë raport nuk pasqyrojnë detyrimisht qëndrimet e Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore (apo qeverive që ata përfaqësojnë), e as të Qeverisë së Republikës së Kosovës 6 Përmbledhje Ekzekutive 1. Arritja e rezultateve të përmirësuara shëndetësore përmes shpenzimeve fiskale do të rriste kapitalin njerëzor në Kosovë.

Vendi ka mbetur prapa në raport me shumat e alokuara për kujdesin shëndetësor dhe për efektivitetin e shpenzimeve publike për të përmirësuar rezultatet shëndetësore, e reflektuar në rezultate më të dobëta shëndetësore në krahasim me bashkëmoshatarët. 2. Arranzhimet e duhura të financimit shëndetësor mund të nxisin përparimin drejt mbulimit universal shëndetësor (MUSh). Thjesht, MUSh do të thotë që të gjithë njerëzit të kenë çasje në shërbimet shëndetësore që u nevojiten, kur dhe ku u duhen dhe pa shkaktuar vështirësi financiare.

Arranzhimet e financimit të shëndetësisë janë të rëndësishme në arritjen e MUSh- së, sepse ato përcaktojnë se si gjenerohen të ardhurat për të paguar shërbimet shëndetësore, se si rreziqet dhe kostot grumbullohen midis njerëzve dhe si blihen mallrat dhe shërbimet. Edhe pse shërbimet shëndetësore publike në Kosovë janë paraparë të jenë falas ose t’i nënshtrohen tarifave të vogla të përdoruesve, në praktikë shërbimet dhe barnat zakonisht nuk janë plotësisht të disponueshme. Si rezultat, pacientët kryejnë shpenzime të konsiderueshme nga xhepi (OOP) të cilat përkeqësojnë pabarazitë ekzistuese të të ardhurave.

Në rrethana të tilla, njerëzit e sëmurë shpesh mbajnë barrën e financimit të trajtimit të tyre. Kjo barrë financiare mund të jetë veçanërisht e rëndë për të varfrit, ose për njerëzit me sëmundje kronike që kanë nevojë për mjekime në baza të rregullta. 3. Reforma e financimi të shëndetësisë në Kosovë ende nuk është zhvilluar plotësisht. Mobilizimi i të ardhurave, dhe rrjedhimisht shpenzimet për shëndetin, janë ndër më të ulëtat në krahasim me bashkëmoshatarët. Shpenzimet e pamjaftueshme publike shkaktojnë kufizime në inpute, çasje të dobët dhe cilësi të ulët të kujdesit. Grumbullimi i rrezikut mund të rritet më tej, dhe praktika e blerjeve strategjike aktualisht mungon në Kosovë.

Shërbimet e kujdesit shëndetësor paguhen me një buxhet historik të përcaktuar çdo vit bazuar në zërat e ngurtë të linjave si pagat, mallrat dhe shërbimet, dhe shërbimet komunale. Nuk ka vendime të përcaktuara qartë për tre elementët kryesorë të blerjes strategjike – paketa e përfitimeve, kontraktimim, si dhe pagesat e ofruesve. Kushtet e tjera të nevojshme për blerje strategjike mungojnë. 4. Blerja strategjike dhe ndarja ofrues-pagues mund të zbatohen pavarësisht nga mbledhja e premiumeve të sigurimit shëndetësor social. Me themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSh), Kosova ka prezantuar një blerës të shërbimeve, por që ky Fond po kryen funksionin e blerjeve strategjike. 5.

Futja e një mekanizmi të targetimit të grupeve të përjashtuara nga pagesat në programet sociale do të siguronte drejtësi dhe qëndrueshmëri fiskale.Zbatimi i një instrumenti të ri për targetimin e varfërisë që merr në konsideratë të ardhurat e vëzhgueshme përmes një testi të mjeteve dhe të ardhurat informale/të pavëzhgueshme përmes një testi të mjeteve të përafërta mund të përmirësojë shënjestrimin e varfërisë, të pasqyrojë më mirë shkallët e larta të informalitetit në tregun e punës në Kosovë dhe të shërbejë si bazë për shënjestrimin e të përjashtuarve nga pagesa e sigurimit shëndetësor për të varfërit.

Një mekanizëm i tillë i targetimit të varfërisë do të përmirësonte efektivitetin e sistemit të mbrojtjes sociale dhe do të rriste shënjestrimin e kategorive të përjashtuara në lidhje me pagesën e shërbimit shëndetësor dhe kontributet e ardhshme të sigurimit. 6. Krijimi i një grupi efektiv kombëtar të rrezikut do të mundësonte ndarjen e rreziqeve shëndetësore dhe financiare midis të pasurve dhe të varfërve, të sëmurëve dhe jo të sëmurëve, dhe nëpër komuna. Një “mekanizëm efektiv” mbështetet kryesisht në parapagimin, duke shkëputur statusin shëndetësor nga pagesa në pikën e shërbimit.

Me numrin e vogël të popullsisë, rekomandohet që rreziku të grumbullohet në nivel kombëtar dhe një burim të vetëm. Si fillim, financimi publik për shëndetësinë duhet të konsolidohet për të shmangur fragmentimin. Sipas modelit tipik në vendet e tjera, shumica e fondeve (“grumbullimi i rrezikut”) do të mund të grupoheshin brenda Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, ndërsa Ministria e Shëndetësisë 7 do të bëhej një agjent financues më i vogël. Fondet buxhetore që kalojnë përmes Ministrisë do të përdoren më së shumti për programe të shëndetit publik dhe investime të mëdha kapitale, ndërsa fondet që …

Related documents

Will open at the source site: World Bank Open Knowledge Repository